Ekipe të MPB-së, NJSA Tigrat, renxherët e PN “Mavrovë” dhe banorët lokalë kanë tërhequr dy persona nga Liqeni i Mavrovës, të cilëve u është përmbysyr varka.
Siç informojnë nga Qendra për menaxhim me kriza (QMK), personat e tërhequr gjenden në automjetin e ndihmës urgjente mjekësore.
Paraprakisht, QMK kumtoi se një helikopter policor me ekip të NJSA Tigrat me varkë janë nisur drejt dy personave, të cilët janë kapur për varkën e tyre të përmbysur.
Nga QMK potencuan se dy personat kanë arritur ta kthejnë varkën e tyre në pozitë normale, pastaj të kthehen në varkë dhe kanë pritur që të tërhiqen nga ekipet e shpëtimit./telegrafi
PSD nuk siguroi as 2 mijë vota, vjen reagimi nga Natyra Kuçi
Dogana gjen 11 fishekë në bagazhin e një udhëtari
Vdes zyrtari policor Afrim Xhemaili, ngushëllon Sindikata e ...
Marta Kos bën thirrje për kompromis politik në Kosovë
Sekuestrohen armë dhe municion në rajonin e Pejës, arrestohe...
Ky është çmimi i naftës dhe benzinës sot në Kosovë