Vlerat evropiane janë nganjëherë më të forta në Ballkan sesa në Bruksel, shkroi ish-kryeministri grek dhe drejtuesi i SYRIZA-s Alexis Tsipras në “Twitter”, duke shtuar se data e paspecifikuar për fillimin e negociatave të pranimit për Maqedoninë e Veriut është një mesazh dobësie dhe disfate për strukturat evropiane, informon AIM nga Athina.
“Vendimi i Këshillit Evropian për të refuzuar fillimin e negociatave të pranimit për Maqedoninë e Veriut është një mesazh i dobësisë dhe humbjes së strukturës evropiane. Nganjëherë vlerat evropiane janë më të forta në Ballkan sesa në Bruksel. Ne do të vazhdojmë të luftojmë për të ardhmen dhe unitetin e Evropës. Ne ia kemi borxh kombeve tona”, shkroi Tsipras në “Twitter”./Telegrafi/
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...