“Ku janë të gjithë ata luftëtarë të Maqedonisë? I ka parë dikush? Ku janë fshehur tani kur Mitsotakis jo vetëm që e mbështet, por edhe e respekton Marrëveshjen e Prespës?”.
Kështu ka deklaruar lideri i Syrizas, Aleksis Tsipras, gjatë ngjarjes në të cilën është përgjigjur në 20 pyetjet e popullarizuara të parashtruara dhe të zgjedhura nga anëtarët e platformës partiake.
I pyetur për këtë se “propaganda e djathtë ka arritur të krijojë përshtypje në opinion se e majta identifikohet me forcat antikombëtare”, ish-kryeministri grek tha se kjo propagandë ishte “veçanërisht intensive saktë para një viti kur u votua marrëveshja”. Ai tha se zgjidhja e Demokracisë së Re atëherë ka qenë “të identifikohet me mendime radikale, me qarqe radikale, ta helmojë shoqërinë greke dhe edhe një herë të bëjë ndarjen e patriotëve dhe tradhtarëve”.
“Patriotizmi në kohën tonë, patriotizmi bashkëkohor, nuk është ta urresh atdheun e tjetrit, por ta duash atdheun tënd dhe të mendosh se edhe tjetri ka të drejtë ta dojë atdheun e tij. Vitin e kaluar kaluam momente të vështira. Por, sot, kush diskuton për këtë? Ku janë ata luftëtarë për Maqedoninë. I pa dikush? Ku janë fshehur të gjithë ata, tani z. Micotakisi jo vetëm që e mbështet, por edhe e respekton Marrëveshjen e Prespës?”, theksoi Tsiprasi, duke u përqendruar në rëndësinë e nocionit atdhe për të majtën.
Për Marrëveshjen e Prespës tha se “i kanë mbrojtur të vërtetën dhe interesin patriotik”.
“Mendoj se dalëngadalë madje edhe ata të cilët vitin e kaluar ishin nën ndikim dhe dilnin në rrugë, ishin të ndjeshëm, kuptojnë se këtë e bëmë në dobi të interesit patriotik. Sepse tani, kur Turqia na provokon do të ketë mundësi me aeroplanët F-16 e saj të fluturojë mbi Maqedoninë e Veriut”, tha Tsiprasi duke u përgjigjur në njërën nga 20 pyetjet e parashtruara nga anëtarët e platformës partiake.
Lideri i Syrizas porositi se e majta “ka qenë dhe mbetet forcë patriotike dhe forcë e përgjegjësisë kombëtare”.
Gucati i quan skandaloze deklaratat e West: Kërkesa për 180 ...
Arrestohet kosovari në Tiranë, kërkonte 100 mijë euro nga 26...
Rama për Kushtetuesen, paralajmëron ndërhyrje në legjislacio...
Identifikohet dhe arrestohet shoferi që goditi këmbësorin dh...
Prokuroria kërkoi 45 vjet burgim për çlirimtarët, reagon gru...
Djali i Thaçit ripërsërit thirrjen për pjesëmarrje në marshi...