Trupi i një gruaje të vdekur 66 vjeçare është gjetur sot në një banesë në rrugën “8 Shtatori” në qendër të Velesit, afër ish bibliotekës.
Trupi është zbuluar pasi në polici kanë reaguar fqinjët për shkak erës së padurueshme e cila ka filluar të përhapet nga banesa e gruas, e cila ka jetuar vetë.
“Policia e ka thirrur ekipin e Njësisë Zjarrfikësve Territoriale nga Velesi e cila e ka thyer derën dhe ka hyrë në banesë ku është gjetur trupi i pajetë i gruas” tha Verolub Dodevski, zëdhënës i SPB Veles.
Ai sqaroi se është thirrur ekipi mjekësor i Ndihmës së shpejtë i cili ka konstatuar vdekjen pa gjurmë të dhunës.
Pas autorizimit nga PTHP, ekipit i SPB Veles nuk ka konstatuar gjurmë të vdekjes së dhunshme.
Trupi i gruas së vdekur është dorëzuar për autopsi./alsat
Shkurte Fejza mesazh studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Ve...
Korçë, dyshime për eksploziv/ Rrethohet lagjja 18, forcat xh...
Gjendet i gjallë 36-vjeçari i zhdukur prej më shumë se dy ja...
OBSH shpall shpërthimin e Ebolës në Kongo emergjencë ndërkom...
Mbi 50 fëmijë rrëmbehen në tri shkolla në Nigerinë verilindo...
Kosova vendi i dytë më i varfër në Evropë, Moldavia e para