Kryetari i Lidhjes Demokratike, (LD) Pavle Trajanov, ka thënë se shumica e re parlamentare është hyrje në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
Ai tha se me 61 ose 62 deputetët e shumicës së re, Kuvendi nuk do të jetë stabil dhe pritet të ketë zgjedhje të reja.
“Me 61 deputetë apo 62 sa jemi tani, Kuvendi nuk do të jetë stabil, nuk do të mund të mbështesë projektet e propozuara nga Qeveria dhe supozoj se do të jenë hyrje në zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Nëse votohet mosbesimi i Qeverisë, presidenti do të kërkojë se kush ka shumicë që ta ndajë mandatin, pastaj duhet ta ndajë mandatin”
“Mendoj se ky proces do të zgjasë deri dy muaj dhe mundësitë më të mëdha janë që të ketë zgjedhje të reja, se sa qeveri të re me shumicë të re”, tha mes tjerash Trajanov.
Ai shtoi se shtetin e pret periudhë e vështirë, kur dihet se në dhjetor pritet që të merret vendim për nisjen e negociatave me BE-në. / TV21
Rama publikon pamjet nga punimet në shëtitoren “Taulantia” n...
Rexhbeçaj drejt largimit nga Augsburgu – disa klube të Bunde...
Dyshohen për falsifikimin e mbi 900 euro në monedha metalike...
Donnarumma: Italia do të rikthehet e fortë dhe e madhe
57 aksidente e mbi 2500 gjoba të shqiptuara gjatë 24 orëve n...
Gjendet mjet i pashpërthyer në Rahovec, shpërthehet në mënyr...