Pas tërmetit të fortë me një magnitudë 5 shkallë Rihter që zgjoi vendin rreth orës 5 të këtij mëngjesi, Qendra Sizmologjike Mesdhetare Evropiane regjistroi një tërmet tjetër të fortë nga zona epiqendër Gostivar – Tetovë.
“Sipas të dhënave të mëparshme, tërmeti në orën 15:25 më së shumti është ndjerë nga banorët në Gostivar dhe Mavrovë me intensitet të shkallëve V-VI sipas shkallës makrotizmike evropiane, Dibër dhe Kërçovë me intensitet V, në Tetovë dhe Shkup me shkallë IV, ndërsa në Strugë, Ohër, Manastir, Prilep dhe zona përreth me shkallë III-IV sipas të njëjtës shkallë”, thonë nga Observatori.
Përpos ankthit te qytetarët, deri më tani nuk janë regjistruar ndonjë dëm tjetër. Tërmeti në mëngjes shqetësoi gjithashtu kafshët në kopshtin zoologjik të Shkupit. Një video e britmave që vinin nga kafshët në kopshtin zoologjik u publikua në rrjetet sociale./Telegrafi/
Trump për Macron: Shumë shpejt do të largohet nga detyra
Kancelari gjerman Merz: Bombardimi i Iranit i kotë, regjimi ...
Skandal në Afrikë: Senegalit i hiqet titulli i Kupës së Afri...
Moti nesër i vranët, temperaturat arrijnë deri në 13°C
Reali e mposht Cityn edhe në “Etihad”, siguron ç...
Tragjedia në Vjenë, raportohet se tre nga viktimat janë nga ...