Vazhdon misteri i vendodhjes së ish-kryeministrit të Maqedonisë Nikola Gruevski.
Ndërkohë që autoritetet shqiptare konfirmuan se ai ka dalë nga territori shqiptar mesditën e datës 11 nëntor, një ndër televizionet më të mëdha në Maqedoni pretendon të kundërtën.
24 News TV e Shkupit në emisionin e mëngjesit, duke iu referuar burimeve sipas tyre shumë të sigurta nga Shqipëria, Gruevski ndodhet ende në territorin shqiptar dhe fshihet në zonën Vlorë-Sarandë. Televizioni maqedonas pretendon se Gruevski planifikon të niset sonte me një skaf për në Turqi, ku sipas tyre ka marrë garanci se do t’i ofrohet azil.
Ndërkohë ministria e Punëve të Brendshme e Malit të Zi përmes një deklarate për shtyp vërtetoi se Gruevski më 11 nëntor ka hyrë në Mal të Zi dhe të njëjtën ditë është larguar nga vendi.
Policia malazeze nuk ka dhënë detaje se nga cili vendkalim kufitarë ka hyrë ish-kryeministri i Maqedonisë. /abcnews.al
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...
Hegseth: Gjermania, aleate shembull për shpenzime në mbrojtj...