Kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari është pyetur në lidhje me propozimin e kryeministrit Zoran Zaev për zgjerim të qeverisë, ka thënë se ata kanë kushtet e tyre dhe se nuk futen në qeveri pa plotësimin e atyre kushteve.
“Së pari unë mendojë se kjo është një blof i kryeministrit Zoran Zaev. Kryetarët e partive tanë Sela dhe Gashi mbrëmë treguan se ne pa kushte nuk hyjmë në një koalicion të gjërë. Ne i treguar tre kushtet tona të cilat janë publike dhe janë thënë në më shumë mediume. Ne si kukulla nuk futemi në qeveri, përndryshe ka kukulla në qeveri, ata janë BDI, ata futen pa kushtet dhe çdoherë kur u duhet ndonjë partie politike maqedonase, qoftë VMRO ose LSDM”.
“Kushti i parë është të ndryshojë 20% nga Kushtetuta e dyta është rastet e montuara të kemi prokuror publik dhe gjykatës të angazhuar nga BE dhe e treta është ligji për shtetësi”, ka deklaruar Taravari.
Shqipëria prezanton në OKB progresin në barazinë gjinore
Policia e Shqipërisë e arreston në Fushë-Krujë 36 vjeçarin e...
Ambasadori gjerman përgëzon Kosovën për Ligjin për të huajt:...
Trump shkarkon Grenellin nga posti i drejtorit të “Joh...
“Irani është mposhtur plotësisht”, Trump: Po më luten për nj...
Marta Kos përballet me akuza për bashkëpunim me UDB-në