Sekretari i përgjithshëm i LR-PDSH-së Arben Taravari thotë se nëse liderët shqiptarë dorëhiqen, atëherë Gruevski bie. Ai vazhdon edhe më tutje duke thënë se BDI-ja dhe PMTH-ja duke aluduar në PDSH-në e Thaçit se atyre nuk ju punon veshi.
“Gruevski nuk na do! As padronët e tjerë të klanit të tij, nuk na duan. Kjo është vërtetuar në çdo formë, që nga ato më të sofistikuara, e deri tek ato më direktet, si janë të famshmit Përgjime!
Në përgjime ne dëgjuam të na etiketonin me terma që për botën sllave, janë fundi, llumi!
Mirëpo duket se për BDI-në dhe PMTH-në, Auris ose Veshi nuk punon. Nga anatomia e veshit ata gëzojnë vetëm veshin e jashtëm, ata nuk dëgjojnë! Si robotë të programuar ata përsërisin të njëjtët paragrafë!
Në Maqedoni klasa politike shqiptare që bashkëpunon me qeverinë padyshim që duhet të jetë peng i ndonjë ngjarje të madhe, se përndryshe duhet të kishin dhënë Dorëheqje të Parevokueshme!
Ndaj o burra! Të mblidhemi ku jemi ku s’jemi të largojmë këta tanët nga pushteti mizor i Gruevskit, se na turpëruan! Gruevskin nuk e do Europa dhe Amerika, Ali Ahmeti e quan partner strategjik! Turp!! Për cilën strategji të duhet Gruevski more Ali?! Edhe fëmijtë e vegjel më e dijnë që Gruevski nuk i do shqiptarët! Ik me nder të paktën në fund! Aman se na vjen turp para botës! Gruevskit po ia bën gjygjin një botë e tërë, kurse ju i rrini ende në krahë!
Duhet të largoheni, është vonë mandej, por gjithsesi të paktën për moralin nuk është kurrë vonë. Ju DORËHIQUNI, ai do të DORËZOHET!” shkruan Taravari./TetovaSot/
FIFA ndalon vuvuzelat dhe shishet e ujit në stadiumet e Botë...
Franca dhe Gjermania propozojnë integrim gradual të Ballkani...
Haxhiu nga Tivati: E ardhmja e Kosovës është në BE
Nis protesta për mbrojtjen e gjuhës shqipe para Ambasadës së...
Von der Leyen: Mali i Zi është afër anëtarësimit në Bashkimi...
Të shtëna me armë në një ceremoni diplomimi në Kaliforni, pl...