Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari për “TV24” tha se numri me rastet pozitive për COVID-19 po rritet çdo ditë.
“Nëse testoni 2.000 persona, 400 janë shumë, por numri më i lartë ishte dje 177 pacientë nga gjithsej 677 të testuar arritën përqindjen e 22.75 të atyre të testuar që është një numër shumë i lartë. Një përqindje e qëndrueshme është kur është rreth 5 ose nën atë numër. Për fat të keq, në Maqedoni, përqindja me COVID-19 po rritet çdo ditë, për të mos përmendur vdekshmërinë. Maqedonia është kampione absolute në vdekje në një milion banorë në rajon, ne jemi me 400, pas nesh është Kosova, pastaj Bosnja dhe Hercegovina.
Vala e vjeshtës tashmë po fillon, ka një rritje të numrit të njerëzve të infektuar në të gjitha vendet dhe pritej që kur temperaturat të fillojnë të bien pak, numrat do të rriten. Megjithëse në këtë ndikojnë hapja e çerdheve, zgjedhjet dhe fushatat, dasmat, festimet familjare”, tha Taravari.
Ai tha se është që restorantet të punojnë por t’i përmbahen protokolleve, jam kundër mbylljes së tyre sepse do të jetë një katastrofë ekonomike, ne pamë se çfarë ndodhi gjatë atyre dy apo tre muajve kur restorantet dhe kafenetë nuk funksionuan. Ata duhet të punojnë, shtoi ai, por t’u përmbahen protokolleve.
Shqipëria prezanton në OKB progresin në barazinë gjinore
Policia e Shqipërisë e arreston në Fushë-Krujë 36 vjeçarin e...
Ambasadori gjerman përgëzon Kosovën për Ligjin për të huajt:...
Trump shkarkon Grenellin nga posti i drejtorit të “Joh...
“Irani është mposhtur plotësisht”, Trump: Po më luten për nj...
Marta Kos përballet me akuza për bashkëpunim me UDB-në