“Imuizimi është një nga procedurat më të suksesshme dhe më efikase shëndetësore dhe këtë shumë herë e ka dëshmuar historia. Për këtë shkak, them se askush, e posaçërisht një punonjës në shëndetësi, nuk duhet të dyshojë në atë nëse vaksinimi është hapi i duhur për mbrojtje të shëndetit publik, por edhe për shkatërrimin e pandemisë Covid-19”.
Këtë e deklaroi prof. dr. Kalina Grivçeva Stardellova, kryetare e Odës së mjekëve, e cila si pjesë e profesionistëve shëndetësorë, e angazhuar në një nga kovid-qendrat, e mori dozën e parë të vaksinës.
“Pandemia me virusin Kovid-19 është përkujtim se sëmundjet infektuese janë kërcënim serioz, i cili nuk njeh kufi, ndërsa imunizimi është arma më e fuqishme në luftën me to. Nuk ekziston teknologji tjetër më efikase mjekësore, e cila e ka avancuar shëndetin e njeriut, siç atë e bëjnë vaksinat. Vaksina është e rëndësishme për mbajtjen e shëndetit të punonjësve shëndetësorë, shëndetin e qytetarëve, por edhe për qëndrueshmërinë e sistemeve shëndetësore dhe për këtë shkak nuk pata kurrfarë dyshimi se duhet të vaksinohem”, deklaroi Grivçeva Stardellova, e cila ka shprehur besim se shembulli i saj personal do të jetë inkurajim për punonjësit e tjerë shënderësorë që të imunizohen.
Oda ekonomike, si anëtare e Komitetit të përhershëm të mjekjëlve evropianë (SRME) përmes promovimit të Manifestit të publikuar nga Koalicioni për imunizim, u ka bërë thirrje të gjithë profesionistëve shëndetësorë që të vaksinohen kundër Kovid-19. Dokumenti, siç thuhet, potencon tre shkaqe kyçe, për të cilat çdo punonjës shëndetësor menjëherë sa të ketë mundësi, duhet të vaksinohet kundër Kovid-19 për shkak se mbrohet nga sëmundja dhe nga komplikacionet e mundshme të vështira për jetë, pasi vaksinat kundër Kovid-19 janë të sigurta dhe efikase dhe për shkak se në këtë mënyrë ndihmon për ruajtjen e kapaciteteve shëndetësore.
Oda ekonomike, së bashku me Odën Stomatologjike dhe Odën farmaceutike, në kuadër të Memorandumit për bashkëpunim, të cilin tanimë e kanë nënshkruar, në periudhën që vijon do të paraqiten me aktivitete të përbashkëta për afirmimin e vaksinimit kundër Covid-19.
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...