Ministri i Punëve të Brendshme dhe nënkryetari i LSDM-së, Oliver Spasovski duke komentuar deklaratën e djeshme të kryeministrit Zoran Zaev tha se duhet të tejkalohen dallimet rreth ngadalësimit të ligjeve në Kuvend dhe në këtë rast nuk kemi problem që zgjedhjet e parakohshme kuvendare të mbahen më 12 prill.
“Nuk e di se sa kjo nxiti reagime negative apo pozitive, por ajo që u tha është fakt në kushte kur kemi bllokim të ligjeve më të rëndësishme pa asnjë arsye. Megjithatë, mendoj se këto dallime duhet të tejkalohen dhe nëse tejkalohen nuk kemi problem që zgjedhjet të mbahen më 12 prill”, tha Spasvoski në emisionin ‘Utrinski’, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Shteti, sipas ministrit, nuk duhet të ketë problem me sjelljen e ligjeve që janë në interes të qytetarëve.
Spasovski tha se e kupton opozitën për argumentimin e qëndrimeve të tyre për ligjet në Kuvend, por përgjegjësia e gjithë subjekteve politike është tepër e rëndësishme.
Sekretari i PDK-së në Malishevë: Fatmir Limaj duhet të rikth...
Bedri Hamza: PDK është gati për zgjedhjet e 28 dhjetorit
Vizitë në terren/ Kurti dhe Çeku inspektojnë projektet kapit...
Zelensky: Sulme të reja ruse në infrastrukturën civile
Vrasja e biznesmenit në Elbasan, Gjykata lë në burg të arres...
Policia e Shtetit sekuestron qindra fishekzjarrë në Tiranë