Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski sot deklaroi se “vetingu jep mundësinë e një lloj lirime ose pastrimi të institucioneve”.
“Vetingu është proces i cili nëpërmjet kontrollimeve të institucionalizuara te punëtorëve vlerësohet përshtatshmëria e tyre jo vetëm në pozitën e punës por edhe sjellja etike dhe regjistrimi i historia penale dhe ligjore. Qëllimi i këtij mekanizmi është që të mundësohet integritet individual por edhe integritet institucional dhe kredibilitet, duke eliminuar kështu mundësitë e formave të ndryshme të veprimtarisë ilegale, duke përfshirë edhe korrupsionin”, tha ministri i MPB-së, Oliver Spasovski, njofton Telegrafi Maqedoni.
Për këtë shkak, shtoi Spasovski, së pari duhet të respektohet vetingu te zyrtarët publik në institucionet për zbatimin e ligjeve, në gjyqësi, polici, shërbimet e burgjeve, doganë.
Ministri shtoi se ata janë të gatshëm të hyjnë në një proces kompleks dhe të gjatë për të siguruar punëtorë të ndershëm, të besueshëm, të përkushtuar dhe të përgjegjshëm, duke kontrolluar dhe vlerësuar aftësitë dhe kompetencat e tyre, që synojnë krijimin e një institucioni që do të garantojë stabilitetin dhe sigurinë e vendit tonë./Telegrafi/
Marta Kos anulon vizitën në Kosovë për shkak të zhvillimeve ...
Sveçla pjesëmarrës në Forumin e Salzburgut për bashkëpunim r...
Fakulteti në Mitrovicë të Veriut në prag të skadimit të afat...
Netanyahu: Përmbysja e regjimit në Iran është në duart e pop...
Trump thotë se lufta me Iranin është afër përfundimit
Shkëlqeu me dy gola ndaj Osasunas – Vedat Muriqi, pjesë e fo...