“Kemi krijuar kushte më të mira për qytetarët dhe të punësuarit në MPB”, tha sot ministri Oliver Spasovski, i cili sot në Kavadar mori pjesë në lëshimin në përdorim të hapësirave të reja të Departamentit për punë administrative.
Ai tha se është bërë shumë në periudhën e kaluar për kushte më të mira të punës.
“Nga shtatori, me kthimin tim në ministri, intensivisht kemi vazhduar me realizimin e këtyre projekteve. Kjo është e mirë për qytetarët e Kavadarit, por edhe për të punësuarit në Departamentin për punë administrative”, tha Spasovski.
Ai tha se ka përfunduar dhe është lëshuar në përdorim edhe Departamenti policor në Zherovjan dhe se punohet për hapësira të reja për stacionin në Çair./Telegrafi/
Aksident në Shqipëri, një viktimë dhe tre të lënduar
Këto janë çmimet e derivateve për sot
“Dita e Vajzave”: Kosova përballet me Kroacinë në “Fadil Vok...
Ryshfet për vota, prangoset i dyshuari në Graçanicë
100 eurot për studentët dhe punëtorët privat, edhe pak orë d...
Ia qëlloi saktë tre kampionët e fundit, parashikuesi i famsh...