Protokollin e anëtarësimit të Malit të Zi në NATO e ratifikoi edhe senati spanjoll, duke hequr kështu një pengesë të madhe drejt përmbushjes së dëshirës së hershme të shtetit të vogël mes Adriatikut dhe maleve.
Pas 1 qershorit, hyn në fuqi edhe akti i ratifikimit në Holandë. Me të përfunduar kjo procedurë kombëtare, do të pasojë ftesa e sekretarit të Përgjithshëm, Jens Stoltenberg që Podgorica t’i bashkohet aleances veri-atlantike. Qeveria malazeze njoftoi me krenari se po përmbush në këtë mënyrë një prej objektivave prioritare të saj për zhvillimin e një shteti modern dhe demokratik.
Procesi i ratifikimit të protokollit të anëtarësimit nisi qershorin e 2016-tës ndërsa dy ditë më vonë, shteti i parë që e hodhi një hap të tillë u bë Islanda, e cila përpara një dekade ishte treguar po kështu e para në njohjen e pavarësisë së Malit të Zi.
Opozita malazeze ndërkohë nuk ka lënë shumë hapësirë për kremtime dhe e ka spostuar vëmendjen tek një tjetër ngërç, ai i demarkacionit me Kosovën. Një nga liderët më të zëshëm opozitare në vend, Nebojsha Medojeviq, i kërkoi ekzekutivit që për këtë arsye, të tërheqë njohjen e pavarësisë së Kosovës.
Udhëheqësi i Frontit Demokratik pro-rus u shpreh se me një lëvizje të tillë, Podgorica do të arrijë të mbrojë interesat e veta kombëtare dhe dinjitetin e vendit.
Reagimi i tij erdhi pas dështimit të qeverisë së Isa Mustafës përballë ligjvënësve që mbështetën mocionin e mosbesimit të opozitës. Një nga arsyet e kësaj disfate ishin pikërisht marrëveshjet e shumëdebatuara të firmosura nga ekzekutivi kosovar në 2015-tën mbi shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi dhe formimin e komunave me shumicë serbe.
Blendi Fevziu publikon përgjigjet e patransmetuara të Thaçit...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Fede Valverde reagon për herë të parë pas përplasjes me Aure...
Irani ka sulmuar tre shkatërrues amerikanë pranë Ngushticës ...
Akt barbar: Dëmtohet lapidari i UÇK-së në Binxhë të Klinës
Aston Villa e Freiburg fitojnë me përmbysje dhe sigurojnë fi...