Në Gjykatën Penale sot është planifikuar të mbahet seancë gjyqësore për lëndën e PSP-së “Toplik”, ku i akuzuari i parë është ish-ministri për Transport dhe Lidhje, Mile Janakieski.
Ai dyshohet se ka shitur tokën shtetërore për ndërtimin e kompleksit “Sonçev grad” në Sopishte, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në seancën paraprake PSP-ja prezantoi 608 prova materiale në lidhje me lëndën, ndërsa mbrojtja kërkoi që në seancën e radhës të thirret edhe Boris Tunçev, personi që ka bërë ekspertizë.
Sipas aktakuzës së PSP-së, i akuzuari i parë Mile Janakieski, si person udhëheqës në Ministrinë për Transport dhe Lidhje, në kundërshtim me ligjin për shpallje publike ka krijuar Komision për shitje publike të cilin e ka ngarkuar të zgjedh ofertues për blerjen e tokës shtetërore në Sopishte.
Ndërsa sipas PSP-së, për shkak të ndërprerjes së marrëveshjes me faj të ministrisë, ajo ka qenë e detyruar që personit juridik të “Sun City” t’i paguajë një milionë euro.
Kusari pret në takim ambasadorin turk, flasin për zbatimin e...
Ra aksidentalisht nga çatia e shtëpisë, vdes 49-vjeçari në S...
OKB: Rreth 8000 vdekje në rrugët e migrimit gjatë vitit 2025
Dy zyrtarë të KEDS-it dyshohen për ryshfet, kërkohet parabur...
Osmani pret Prattipatin, flasin për partneritetin strategjik...
Parandalohet futja e telefonit në Qendrën e Paraburgimit në ...