Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik se ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve: B.B., – Prishtinë dhe E.K.,- Obiliq, për shkak të dyshimit të veprës penale “Marrja e ryshfetit në sektorin privat” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Sipas kërkesës së parashtruar nga Prokuroria, ekziston dyshimi i bazuar se më 25.02.2026, rreth orës 14:30, në Ferizaj, rruga, “Dëshmorët e Kombit”, përkatësisht në KEDS, i pandehuri B.B., në cilësinë e koordinatorit të njësisë së kontrollit në Departamentin për humbje të energjisë elektrike, dhe i pandehuri E.K., në cilësinë e ushtruesit të detyrës së koordinatorit për lidhje të reja, gjatë ushtrimit të detyrave të tyre lidhur me ofrimin e shërbimeve ndaj konsumatorëve, në mënyrë të drejtpërdrejtë i kanë kërkuar shumën prej 400 Euro të dëmtuarit A.H., me arsyetimin se njehsori elektrik do t’i vendoset brenda një jave në lokalin e tij, në të kundërtën do të duhet të pres pesë deri në gjashtë muaj për vendosjen e njehsorit elektrik, si dhe këtë shumë të hollash do duhet të ndanin ndërmjet katër personave, me ç’rast pas zbatimit të masave të veçanta hetimore, të njëjtit janë kapur dhe arrestuar në flagrancë nga ana e Policisë së Kosovës, me të cilat këto veprime në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Pranimi i rryshfetit në sektorin privat: nga neni 309 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së.
Dy të pandehurit, që nga data 25 Shkurt 2026, me vendim të Prokurorit të Shtetit gjenden nën masën e ndalimit 48-orësh për veprën penale të lartëcekur.
Rama e emëron Sokol Havollin për një mandat të ri në Drejtor...
Shtyhet pak seanca ndaj Hashim Thaçi për rastin e pengimit t...
Goditet banda shqiptare në Spanjë/ Arrestohen 4 shqiptarë, s...
Polonia planifikon ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët n...
“Marrëveshje detyruese për njohjen e Kosovës”, Vuçiq del me ...
Nisma e propozon Fatmir Limaj për President të Kosovës