Në Shkup dita e dytë e takimit të Komisionit të Përbashkët Ekspert Multidisiplinar për Çështje Historike dhe Arsimore ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë.
Historianët bullgarë dje pas mbërritjes në MPJ të Maqedonisë nuk kanë dashur të deklarohen dhe të zbulojnë detaje se çfarë do të diskutohet në takim.
Në takimin e djeshëm, Dimitar Llorovski, historian dhe profesor në Institutin e Historisë Kombëtare, iu bashkua ekipit maqedonas, duke zëvendësuar Vanço Gjorgiev, i cili u largua nga Komisioni vitin e kaluar.
Më 15 gusht, komisioni i përbashkët maqedonas-bullgar për çështje historike miratoi dhe publikoi rekomandime për përmirësimin e librave të historisë për klasën e VI në Maqedoninë e Veriut dhe për klasën e V-të në Bullgari, si dhe rekomandime për nderimin e përbashkët të figurave të shekullit të mesën– Shën Kirili dhe Metodi, Shën Klementi, Shën Naumi dhe mbreti Samuel. Këto rekomandime janë miratuar nga Komisioni i Përbashkët Ndërqeveritar i themeluar në përputhje me Marrëveshjen për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Bullgarisë.
Bashkëkryetari i ekipit maqedonas në Komisionin, Dragi Gjorgiev, pas shpalljes së rekomandimeve, në një konferencë për shtyp duke folur për librat shkollore, ka sqaruar se qëllimi është të ndryshohen gjërat aty ku ka keqkuptim dhe që mund të kontribuojë në prishjen e marrëdhënieve ndërmjet dy kombeve dhe të dy vendeve, dhe që mund të shkaktojë tensione, urrejtje etj. te brezat e rinj. Gjorgiev vlerësoi se periudha e shekujve 19 dhe 20 do të jetë një nga më të vështirat për të cilat Komisioni do të diskutojë dhe theksoi se me çdo kusht nuk do të ketë zgjidhje për keqkuptimet historike që ekzistojnë mes historiografisë maqedonase dhe bullgare./alsat
Të shtëna me armë në Breg të Diellit, Policia konfirmon vdek...
Aksident në hyrje të tunelit të Kalimashit, raportohet për t...
Krisma armësh në Prishtinë, dyshohet për një të plagosur
Osmani për vizitë në Mitrovicë: Bajrami na kujton vlerat e s...
Kurti dhe Haxhiu vizitojnë familjet e heronjve Afrim Bunjaku...
SHBA mohon pretendimin e mediumit iranian për “memorandumin ...