Ministrat e Jashtëm të vendeve të Bashkimit Evropian pritet që sot të japin vendimin për hapjen ose jo të negociatave për anëtarësim të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.
Duket se fati i Shqipërisë tashmë është përcaktuar, pasi një prej vendeve të BE-së si Holanda ka votuar në Parlamentin e saj kundër hapjes së negociatave.
Nga ana tjetër ekziston një dritë jeshile për Maqedoninë e Veriut.
Ministri i Jashtëm shqiptar Gent Cakaj pret një përgjigje pozitive për të dy vendet.
Ai përjashton kategorisht mundësinë e ndarjes së Maqedonisë së Veriut nga Shqipëria, duke theksuar se kjo e fundit ka përmbushur të gjitha kushtet.
Vendimi do të merret gjatë samitit që do të zhvillohet sot në Luksemburg.
Para nisjes drejt Luksemburgut, shefja e diplomacisë evropiane Federica Mogherini bëri thirrje për një vendim pozitiv për dy vendet, si vlerësim për reformat e ndërmarra./ora/
Parashikimi i motit për të enjten
Do të ketë më shumë raste të hantavirusit në javët e ardhshm...
Hoxha: Shqipëria e vlerëson shumë miqësinë dhe partneritetin...
Inter e fiton edhe Kupën e Italisë
Trump në Kinë me titanët e teknologjisë amerikane, çfarë pri...
Konjufca: Nëse VV i merr mbi 51%, nuk ka zgjedhje deri në vi...