Sot para Kuvendit të Maqedonisë, Këshilli organizativ “Drejtësi për Almirin” ka paralajmëruar sërish protesta për rastin e vrasjes së Almirit.
Në njoftimin e këtij grupi në Facebook, thuhet se do të përshëndesin Federica Mogherinin dhe Johannes Hahn dhe do t’i rikujtojnë se drejtësia në Maqedonia ka vdekur, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Të enjten, më 19 prill, do të tubohemi para Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, ta përshëndesim Mogherini dhe Hahn, dhe t’i përkujtojmë se drejtësia në Maqedoni ka vdekur. Për kohën e tubimit do të ketë informata plotësuese”, thuhet në thirrjen për protestë. /Telegrafi/
Kos: Shqipëria “basti im”, integrimi në BE brenda mandatit t...
Manchester United synon Ederson nga Atalanta
Protesta në Shkup për provim të Jurisprudencës në shqip, Mic...
Faton Peci për Vjosa Osmanin: Kam pasur dëshirë që edhe ajo ...
Kurti përuroi investimet në efiçiencë të energjisë në tri nd...
Trump mbërrin në Kinë për një takim me rëndësi të madhe me X...