Në Maqedoninë e Veriut sot mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve lokale në 44 komuna dhe Qytetin e Shkupit.
Të drejtën e votës e kanë 1.353.990 votues që do të votojnë në 2481 vendvotime.
Votuesit kësaj radhe zgjedhin midis dy kandidatëve që fituan më shumë vota në raundin e parë.
Nga KSHZ presim që të mos përsëristen problemet me aparatet e identifikimit elektronik “fingerprint”, që u regjistruan gjatë raundit të parë.
Sot do të ketë përsëritje të votimeve të raundit të parë në një vendvotim në Dibër dhe një në Shuto Orizarë të Shkupit. Ndërsa në dy komuna fare nuk do ketë votime sepse nuk ishte arritur cenzusi i daljes në raundin e parë ( së paku një e treta e votuesve), andaj duhet që kryetari i Kuvendit të shpallë zgjedhje të reja.
Në raundin e parë u zgjodhën kryetarët e 34 komunave. Në raundin e parë VMRO-DPMNE-ja fitoi postet e kryetarëve në 22 komuna, Lidhja Social Demokrate në 9 dhe Bashkimi Demokratik për Integrim në 3 komuna. Maqedonia e Veriut ka 81 komuna.
Raundi i dytë sot do të monitorohet nga 1598 vëzhgues, prej të cilëve 368 janë të huaj, ndësa janë akredituar vetëm 10 gazetarë të huaj.
Parashikimi i motit për sot
Inter afër titullit në Serie A pas fitores bindëse ndaj Cagl...
Rrahje në një lokal në Vushtrri, 6 persona të arrestuar
Kurti nga Barcelona reagon rreth Byrosë për Konfiskim: Presi...
Sllovakia gati të zhbllokojë huanë prej 90 miliardë eurosh p...
Sinan Dauti, i zhdukur gjatë luftës në Kosovë, rivarroset ne...