Policia në Shkup ka nisur kërkimet për identifikimin e personit që dyshohet se ka mbajtur një ujk në kushte të paligjshme, i cili u gjet së fundmi në zonën e Kozles.
Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, njësitë policore po ndërmarrin masa për të përcaktuar lokacionin dhe identitetin e personit përgjegjës për mbajtjen e kafshës së egër në robëri.
Autoritetet theksojnë se mbajtja e kafshëve të egra pa leje përkatëse përbën shkelje të ligjit dhe mund të ndëshkohet me gjoba që arrijnë deri në 20.000 euro.
Ndërkohë, nga Kopshti Zoologjik i Shkupit është bërë e ditur se ujku i gjetur është i ri dhe në gjendje të dobët shëndetësore, me peshë rreth 25 kilogramë.
Rasti po trajtohet nga institucionet kompetente, ndërsa hetimet për identifikimin e personit vazhdojnë.
Kurti: Do të bisedojmë, takojmë e bashkëpunojmë me të gjitha...
Konjufca në tubimin e VV-së: Urime Qeveria Kurti 4
Vjosa Osmani: VV-ja s’ka asnjë arsye që ta refuzojë emrin ti...
Përfundon numërimi i votave në Prishtinë, LVV 48,90 %, LDK 2...
Haradinaj: Kur sovrani flet, të tjerët heshtin
Një 18-vjeçar vritet në Gjakovë, dy të tjerë të lënduar