Sot është 16 vjetori nga beteja e UÇK-së në Tetovë, përballë forcave ushtarake dhe policore maqedonase.
25 marsi i vitit 2001 tetovarët i zgjoi ndryshe. Tanke, pincgauerë, autoblinda dhe një arsenal i tërë, përfshirë edhe edhe mercenarë nga jashtë ia kishin mësur Malësisë e Tetovës.
Luftimet kishin filluar nga ora 5 e mëngjesit pasi që nga aksioni i forcave maqedonase ishin dëbuar nga shtëpitë e tyre banorët e gjithë Malësisë, ndërkohë që kishte edhe të vdekur.
Dëshmorë kishin rënë Servet Hajredini, Servet Shabani, Fadil Rifati, Zeqirja Tahiri dhe Xhemil Abdurahmani.
Servet Hajredini vritet në fshatin Sellcë, Fadil Rifati dhe Servet Shabani vriten në vendin e quajtur Guri i Kuq mbi fshatin Sellcë, Zeqirja Tahiri vritet në fshatin Vicë të Tetovës. Që të gjithë këta ushtarë të UCK-së.
Në nderim dhe përkujtim të tyre, sot në ora 14, tek përmendorja e UCK në Tetovë, u organizua përkujtimore për dëshmorët e rënë. /Zhurnal/
Erdogan: Kundërshtojmë përhapjen e konfliktit SHBA-Iran
BBC vlerëson maksimalisht Shqipërinë në Eurovision
Seanca në rastin Hashim Thaçi dhe të tjerët “kundër adminis...
Barcelona për herë të 29-të, kampione e Spanjës
Kanë bashkë një duet të suksesshëm, Tayna thotë se nuk flet ...
Arrestohen tre tifozë pas ndeshjes mes Trepçës dhe Vushtrris...