Përfundoi pa marrëveshje edhe takimi i katërt i sotshëm në mes grupeve punuese të qeverisë dhe opozitës për ligjin për Prokurorinë Publike, me të cilën duhet të zgjidhet status i ardhshëm i Prokurorisë Speciale Publike, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska pas takimit tha se është diskutuar për dy tema kryesore: statusi i PSP-së dhe për pjesën lidhur me procedurat e filluara dhe në pjesën e përdorimit të provave, të cilat konsiderohen si bllokim kryesor.
“Në pjesën që ka të bëjë me çështjet e tjera, mund të konkludohet se kemi ballafaquar argumentet, kemi dëgjuar mesazhet nga Bashkimi Evropian, të cilat janë theksuar shumë qartë në periudhën e kaluar, në mënyrë që të mund të bëjmë njëfarë progresi në atë pjesë”, tha Deskoska.
Ajo shtoi se çështja nuk është mbyllur plotësisht dhe se nevojiten konsultime dhe rekomandime shtesë lidhur me vazhdimin e procedurave.
Në pyetjen gazetareske nëse ka mundësi që Kuvendi të thirr seancë nëse merren vesh grupet punuese për ligjet, Deskoska tha se ekziston mundësi sepse të gjitha rekomandimet që kemi marrë nga Bashkimi Evropian është që të miratohet ky ligj sa më shpejtë që është e mundur./Telegrafi/
30 shtete lëshojnë paralajmërime për stuhi të ashpër dimëror...
Ivan Perisic afër rikthimit në Itali, Interit i duhet ‘ndihm...
Policia shqiptare dhe ajo portugeze bashkëpunim të ri në luf...
Elezi: Do të vlejë rezultati i rinumërimit dhe jo i Qendrave...
Osmani takon presidentin e Singaporit, i kërkon heqjen e viz...
Ushtarët danezë urdhërohen të jenë në gatishmëri në rast sul...