Seanca e sotme për lëndën “Titanik” është shtyrë për më 16 gusht, për shkak të mungesës së të akuzuarës Gordana Jankulloska, e cila siç tha avokatja e saj është në pushim mjekësor.
Gjykatësi Osman Shabani tha se e akuzuara Jankulloska ka të drejtë 45 ditë të mos ftohet në seancë gjyqësore, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Edhe seanca e kaluar për lëndën “Titanik” është shtyrë për mungesë të Gordana Jankulloskës, për shkak të shtatzënisë së rrezikshme.
Në këtë rast të akuzuar janë ish-kryeministri Nikolla Gruevski, Martin Protugjer, Kiril Bozhinovski, Mile Janakieski, Gordana Jankulloska dhe persona tjerë.
Ata dyshohen për keqpërdorime, cënim të së drejtës së votës, blerje të votave, shkatërrim të materialit zgjedhor dhe keqpërdorime të mjeteve për financim të fushatës në vitin 2012.
Studentë të 14 njësive akademike të UP-së përfitojnë mbështe...
SPAK nënshkruan pesë memorandume mirëkuptimi me vendet e Ame...
KQZ: Deri tani 63,997 votues nga diaspora janë regjistruar p...
FIFA nderon Trumpin me Çmimin e Paqes: Lidershipi i tij gara...
Publikohet marrëveshja në letër e Vetëvendosjes me tri parti...
Obiliq: Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në pompë ...