Përfaqësuesit e përhershëm të vendeve anëtare në Bashkimin Evropian, diskutimin për kornizën negociuese për Maqedoninë e Veriut e kanë shtyrë për të premten.
Siç njofton “Evropa e Lirë”, përcjell Telegrafi Maqedoni, Komiteti i ambasadorëve të vendeve anëtare që zakonisht i përgatit vendimet për ministrat, sot është dashur të diskutojë për mundësinë për hapjen e negociatave me Shkupin.
Megjithatë, vendimin për shtyrje është marrë që të mundësohet hapësirë për përpjekjet diplomatike që shkojnë në relacionin Berlin-Sofje, që të bindet pala bullgare të mos i bllokojë negociatat me Shkupin.
Të premten është dita e fundit, kur duhet të përafrohen qëndrimet, pasi ministrat duhet të mblidhen të martën e ardhshme (10 nëntor) dhe deri atëherë duhet formalisht të miratohet vendimi politik për hapjen e negociatave, në mënyrë që konferenca ndërqeveritare të mbahet në dhjetor.
Ndryshe, qëndrimi i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut është se nuk duhet të ketë ankes të marrëveshjes me Bullgarinë, pasi thonë se vendi e respekton marrëveshjen e vitit 2017.
Vrasja në Gjakovë, arrestohet edhe një i dyshuar – Policia j...
MINT publikon çmimet e reja të derivateve, shtrenjtohet naft...
Rrahje në Podujevë, një person dërgohet në mbajtje – konfisk...
73 aksidente brenda 24 orëve në vend, policia shqiptoi mbi 2...
Nga sot e deri më 12 maj mbyllet kjo rrugë në Prishtinë, shk...
Reagimi i Dembeles pas kualifikimit në finale ishte epik, ai...