Enti Shtetëror i Statistikave në Maqedoni të Veriut sot ka shpallur rezultatet e regjistrimit të popullsisë, amvisërive dhe ekonomive familjare.
Sipas rezultateve, nga popullsia rezidente në Maqedoninë e Veriut, 54.21% janë deklaruar maqedonase, 29.52% shqiptarë, 3.98% turq, 2.34% rom, 0.44% vlleh, 1.18% serb dhe të tjerë.
Drejtori i ESHS-së Apostoll Simovski, në fjalimin e tij tha se me sukses është zbatuar regjistrimi i popullsisë.
“Ekipi i regjistruesve tregoi se mund dhe dijmë të kryejmë operacione profesionale. Nëse regjistrimet e mëparshme janë dashur vite, dhe më shumë njerëz, këtë herë kemi tejkaluar të gjitha parashikimet”, tha Simovski./Alsat
BE: Gaza nuk mund të harrohet, situata mbetet e tmerrshme
Ylber Ramadani, lojtari që ka vrapuar më së shumti në Serie ...
Pas vendimit të Gjykatës së Lartë, pritet normalizimi i puni...
Kurti vuri gurthemelin e zgjerimit dhe renovimit të stadiumi...
“Nesër protestë edhe në Prishtinë”, thirrje nga Tirana: Jemi...
Jashari uron Kurban Bajramin: Kjo festë të sjellë mirëkuptim...