Për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “mosrespektim të masave shëndetësore gjatë kohës së epidemisë”, SPB Ohër ka ngritur padi ndaj personit D.A. 44 vjeçar nga Shkupi.
Personi në fjalë më 13 mars të këtij viti, kur nga Austria ka arritur në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ka firmosur deklaratë për vet-izolim, të cilën e ka shkelur më 20 mars, kur në Shkup është nisur drejtë spitalit me qëllim që të kryej test për koronavirus.
Pas rezultateve që rezultuan se është pozitiv, ai me vetiniciativë, pa mos respektuar udhëzimet mjekësore për vet-izolim është nisur drejt banesës së tij në Ohër. Më pas, pa pengesa ka lëvizur nëpër Ohër dhe atë pa maskë dhe pa doreza./alsat
Kurti për Osmanin: S’mendoj se president duhet të jetë dikus...
Kurti synon 60% në zgjedhjet e 7 qershorit
Kurti: Nis programi i trajnimeve për siguri kibernetike për ...
Iseni për incidentin gjatë protestës: Janë ndaluar dy shqipt...
Kurti: Besoj këto zgjedhje janë të fundit për këtë vit
“Disa dashuri ruhen në heshtje”, Blerando i jep fund beqaris...