Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë ditë së djeshme vazhdoi me aksionet e përforcuara në fushën e komunikacionit.
“Në territorin e Bashkisë së Shkupit janë shqiptuar 248 masa prej të cilave 60 janë për mosdhënie të përparësisë për këmbësorë, tetë për vozitje pa leje, 13 për kundërvajtje që kryejnë këmbësorë”, thonë nga SPB Shkup.
Po ashtu janë shqiptuar edhe 6 dënime për përdorim të telefonit gjatë vozitjes, 5 për kalim në të kuqe dhe 72 për tejkalim shpejtësia.
Ata shtojnë se aksionet e forcuara do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve të ardhshme.
“U bëjmë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë rregullat në mënyrë që ta risim sigurinë në komunikacion”, thuhet në njoftimin e policisë./Telegrafi/
OBSH shpall shpërthimin e Ebolës në Kongo emergjencë ndërkom...
Mbi 50 fëmijë rrëmbehen në tri shkolla në Nigerinë verilindo...
Kosova vendi i dytë më i varfër në Evropë, Moldavia e para
Aktori Armend Baloku i bashkohet listës së Lëvizjes Vetëvend...
Qetësohen gjakrat, Irani konfirmon zyrtarisht pjesëmarrjen n...
Haradinaj: Fitorja e UÇK-së në Shqiponjë, testament i mbrojt...