Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme vazhdoi me aksionet e përforcuara në komunikacion.
“Në Bashkinë e Shkupit janë shqiptuar gjithsej 182 masa prej të cilave 46 janë për tejkalim shpejtësie, 20 për vozitje pa leje, katër për vozitje nën ndikimin e alkoolit, pesë për mosregjistrim të automjeteve”, thonë nga SPB Shkup.
Po ashtu janë shqiptuar edhe pesë masa për përdorim të telefonit gjatë vozitjes, pesë për motoçiklistët dhe 62 për parkim jo të rregullt.
Aksionet të këtilla do të ketë edhe gjatë ditëve të ardhshme.
“U bëjmë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë rregullat në mënyrë që ta risim sigurinë në komunikacion”, thuhet në njoftimin e policisë.
Një person humb jetën nga përmbytjet në Greqi
Tensionet në Lindje të Mesme, Konjufca: Hormuzi duhet të rih...
Tre kandidatë për ta zëvendësuar Gatusson në stolin e Italis...
Shkaku i një mesazhi në rrjetet sociale, arrestohet deputetj...
Parandalohet ngjarja e rëndë në Himarë, 35-vjeçari izolon pr...
Verifikimi i njehsorëve, MINTI: Konstatohen parregullsi, por...