Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska në intervistë për ‘Utrinski brifing’ thotë se është një problem i madh që qytetarët të Maqedonisë kërkojnë të hynë në shtet, nënshkruajnë deklarata për vetëizolim, por kur vinë në shtëpi fillojnë të dalin.
Sipas saj, pikërisht kjo është një nga rreziqet e mëdha për shkak se pjesa më e madhe e mërgimtarëve nga Maqedonia vinë nga vendet me rrezik të lartë siç janë Italia, Gjermani dhe Zvicra, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Është sjellje e papërgjegjshme dhe kundër ligjit. Nëse qytetarët nuk i respektojnë masat, ne do të ndërmarrim masa më të rrepta. Nëse dikush nuk e respekton karantinën në shtëpi, shteti duhet të ndërmerr masa”, theksoi Sheqerinska.
në lidhje me masat që shteti i ndërmerr për parandalimin e coronavirusit, Sheqerinska tha se Qeveria po përgatitet edhe për një skenar ku ka shumë të sëmurë.
Mërgim Lushtaku po qëndron para Stacionit të Policisë në Ske...
Dalin në shitje biletat për sfidat kundër Izraelit dhe Lukse...
Shefi i grupit të PDK-së në Skënderaj iu bënë thirrje qyteta...
Shqipëria bëhet gati për të dërguar trupa në Gazë
Samiti Trump–Xi përfundon me tone pozitive, por pa marrëvesh...
Vizita e kryeministrit Rama në Estoni, zhvillon takim edhe p...