Stejt Departamenti Amerikan në një deklaratë për AIM sot theksoi se SHBA-të janë krenarë që Maqedonia u bashkangjit në aksionin e përbashkët amerikane-evropiane kundër Rusisë për sjelljen e saj të papërgjegjshme.
Republika e Maqedonisë para dy ditësh bëri dëbimin e një diplomati rus dhe u bë pjesë e akisonit të SHBA-ve, Kanadasë dhe 20 shteteve tjera evropiane në të cilin u dëbuan gjithsej 139 diplomatë dhe agjentë rus nga këto shtete si përgjigje ndaj sulmit me agjens helmues nervor, të kryer në Salisbury të Anglisë.
“Treguam qartë se jemi solidarë me Britaninë e Madhe dhe dërguam porosi të qartë se me sjelljen e saj të papëgjegjshme Rusia paguan çmim të lartë. Vazhdojmë të jemi në koordinim me partnerët dhe aleatët tanë, ndërsa ata që ende nuk e kanë ndërmarrë këtë veprim, i inkurajojmë të ndërmarrin masa për dërgimin e porosisë së ngjashme drejt Rusisë”, thuhet në kumtesë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Blendi Fevziu publikon përgjigjet e patransmetuara të Thaçit...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Fede Valverde reagon për herë të parë pas përplasjes me Aure...
Irani ka sulmuar tre shkatërrues amerikanë pranë Ngushticës ...
Akt barbar: Dëmtohet lapidari i UÇK-së në Binxhë të Klinës
Aston Villa e Freiburg fitojnë me përmbysje dhe sigurojnë fi...