Shteti serb ka dalur me një pretendim tjetër në lidhje me qëndrimin e SHBA’së për Kosovën.
Eshtë përsëri Ministri i Jashtëm, Ivica Dacic, i cili kësaj radhe ka thënë se Trump dëshiron të zgjidh problemin e Serbisë me Kosovën. Ai i ka bërë këto deklarata për në një intervistë për ‘Tanjug’. Tutje, ai ka thënë se çdo ish-president amerikan do të kërkonte njohjen e pavarësisë së Kosovës, por Trump nuk po e kërkon këtë.
Dacic gjithashtu ka folur edhe rreth dialogut mes dy vendeve. Ai ka thënë se Serbia nuk do të pranojë të vazhdojë dialogun deri në heqjen e taksës së vendosur nga Kosova. Dacic shtoi se taksa e vendosur nga Kosova nuk gjen mbështetje nga shtetet e BE’së.
Tutje, ai nuk la pa sulmuar edhe Fatmir Limajn, i cili do të jetë pjesë e ekipit negociator në dialogun me Serbinë. Dacic ka thënë Limaj mund të vijë në Bruksel vetëm nga Haga sepse aty do të përfundojë.
Ndryshe, me 8 janar ekipi negociator do të mbajë takim njoftues me Shefen e Politikës së Jashtme të BE’së, Federica Mogherini.
Pezullohet tarifa 234 euro për kyçje në ujë, lehtësohen bizn...
Deklarata shokuese në parlament, sqarohet Fatos Geci: Mjaft ...
Sot, para 27 vjetësh, Amerika dha sinjalin e parë se Kosova ...
Përcaktohet orari i ‘Final Four’ të Kupës së Kosovës
Nesër mblidhet kryesia e Kuvendit, këto pika diskutohen
Kurti emëron ambasadorin Bajrami si kryenegociator në dialog...