Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka quajtur lajm të mirë votomin e Serbisë për pezullimin e Rusisë nga Këshilli i Organizatës së Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut.
“Pezullimi i Rusisë nga Human Rights Council në OKB refuzim i fortë për të pranuar shkeljen brutale të çdo lirie e të drejte dhe krimet mizore të luftës në Ukrainë. Rreshtimi i Serbisë përsëri me Perëndimin në këtë përshkallëzim të ri kundër agresionit rus, lajm i mirë për rajonin”, ka shkruar Rama.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u arsyetua pas votimit se vendimi parësor i Serbisë ishte të abstenonte nga votimi i pezullimit të Rusisë nga Këshilli për të Drejtat e Njeriut në kuadër të OKB-së, mirëpo pati “presion të madh”./arbresh.info/
Pezullimi i Rusisë nga Human Rights Council në OKB refuzim i fortë për të pranuar shkeljen brutale të çdo lirie e të drejte dhe krimet mizore të luftës në Ukrainë.Rreshtimi i Serbisë përsëri me Perëndimin në këtë përshkallëzim të ri kundër agresionit rus, lajm i mirë për rajonin!
— Edi Rama (@ediramaal) April 7, 2022
Kërcënimet e ‘‘Severna Brigada’’ ndaj Kurtit, Policia: Posti...
Komandanti i KFOR-it takohet me shefin e forcave të armatosu...
Trump shpall armëpushim tre-ditor midis Ukrainës dhe Rusisë
Abdixhiku: LDK-ja ka qenë gjithmonë shtëpia e njerëzve të sa...
Fundjavë me diell dhe vranësira të pjesshme
Sistemi i hyrje-daljeve në RMV jashtë funksionit, krijohen k...