Kryetari dhe deputeti i Kuvendit të Maqedonisë, Ziadin Sela për TV Klan Maqedoni rikujtoi se gjatë votimit për kryetar të Kuvendit, Ali Ahmeti nuk ka qenë prezent gjatë zgjedhjes së Talat Xhaferit por ishte Ziadin Sela.
Sela tha se Ligji për përdorimin e gjuhëve ka qenë kusht i Aleancës për Shqiptarët për të hyrë në Qeveri duke i dhënë numrat e nevojshëm për formimin e Qeverisë, edhe pse ka pasur presione të ndryshme ne përfaqësues të BE-së kjo të mos bëhet, njofton Telegrafi Maqedoni.
Ziadin Sela tha se Aleanca për Shqiptarët ishte katalizatori i proceseve dhe se pa 3 votat e ASh-së në krizën politike të vitit 2017 nuk o të kishte Ligj për përdorimin e gjuhëve.
Kryetari i ASh-së, Ziadin Sela tha se ende nuk ka mbaruar marrëveshja e Ohrit për shkak se, siç tha ai, nuk mbaron me sjelljen e Ligjit për përdorimin e gjuhëve por se nevojitet përfaqësimi adekuat dhe i drejtë i shqiptarëve në Maqedoni.
Parashikimi i motit për sot
Osmani bashkëbisedon me hasjanët
Zelensky konfirmon njoftimin e ShBA-së për armëpushim dhe sh...
Digjet një lokal në Radhimë të Shqipërisë, zjarrfikëset dhe ...
Përfundon protesta 90-minutëshe e opozitës në Shqipëri
Kërcënimet e ‘‘Severna Brigada’’ ndaj Kurtit, Policia: Posti...