Kryetari i Aleancës për shqiptarët, Ziadin Sela është takuar me ambasadorin e Britanisë së Madhe në Maqedoni, Charles Garrett me të cilin kanë biseduar për perspektivat euro-atlantike të Maqedonisë.
”Në takim është biseduar për situatën aktuale politike, sfidat e vendit, përshpejtimin e procesit integrues dhe reformat në gjyqësor. Sela ka shprehur qëndrimin se reformat në gjyqësor janë të rëndësishme për të gjithë qytetarët e vendit, ndërsa praktikat e deritanishme të drejtësisë selektive duhet të marrin fund sa më parë. Në vazhdim Sela ka ripërsëritur qëndrimin se plotësimi i kritereve të BE-së dhe rekomandimeve të faktorit ndërkombëtar, është jetik për progresin e vendit” thuhet në njoftimin e partisë Aleanca për shqiptarët.
Nga ASH thonë se këto takime do të vazhdojnë edhe në të ardhmen ku Sela do të shpreh qëndrimet e partisë së tij me zyrtarë të vendeve të jashtme të përfaqësuara në Maqedoni, njofton Telegrafi Maqedoni.
IKSHP tregon zonat ku nuk rekomandohet për pije
Man City ‘gjunjëzohet’ në Norvegjezi, pëson disf...
Prishtina mposhtet pëson humbjen e radhës në ENBL, mposhtet ...
Kurti në Davos: Kosova dhe Shqipëria janë një komb, krahasim...
Bahamasi heq vizat për Kosovën
Dueli i titanëve/ Inter – Arsenal, publikohen formacionet zy...