Në Gjykatën Penale sot janë caktuar seanca gjyqësore për lëndët e PSP-së “Trajektorja” dhe “Lëndina”, në të cilat duhet të dëgjohen materialet e përgjuara (bombat) të cilat PSP-ja i ka dorëzuar si dëshmi.
Në lëndën “Trajektorja” i akuzuar është ish-kryeministri Nikolla Gruevski, ish-zv.kryemnistri Vlladimir Peshevski, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski dhe ish-drejtori i Rrugëve Shtetërore Ljupço Georgievski, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ata akuzohen se në vitin 2012/13 kanë tejkaluar kompetencat e tyre në procedurën për zgjedhjen e kompanive për ndërtimin e rrugëve në Shtip dhe Ohër dhe kanë dëmtuar buxhetin e shtetit për së paku 155 mijë euro.
Ndërsa në rastin “Lëndina” të akuzuar janë Dragan Pavlloviq-Llatas, Srgjan Pavlloviq dhe Zvezdan Pavlloviq.
Sipas aktakuzës së PSP-së ata kanë ndërtuar tre shtëpiza në Komunën e Zelenikovës pa pasur leje. Sipas PSP-së, shtëpizat kanë filluar të ndërtohen në vitin 2011, ndërsa leja për ta është marrë në vitin 2013, kur kishte përfunduar ndërtimi i tyre.
Fitore Pacolli: Mbështetja e prodhuesve vendorë mbetet prior...
Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lë...
Mimoza Kusari-Lila në Breg të Diellit: Fuqizimi ekonomik i g...
Kurti: Sivjet pritet të përfundojnë projektet e konservimit ...
Tragjedi ajrore në Kroaci: Katër të vdekur pas rrëzimit të n...
Arrestohet 37-vjeçari për djegien e një veture në Prishtinë,...