“Sunday Times” ka dal me një shkrim të ri se ambiciet e Rusisë ndaj Maqedonisë janë shtuar akoma më shumë dhe se Moska në mënyrë indirekte i ka dhënë mesazh qeverisë së Maqedonisë që të ndryshojë anën dhe të bëhet me Rusisë ose do të vuajë.
Maqedonia gjendet nën një presion jashtëzakonisht të madh nga personat zyrtarë rus që të largohet nga perëndimi ose do të përballet me hakmarrje, kështu shkruan në numrin e fundit të “Sunday Times”, transmeton zhurnal.mk
Si sinjal për ambiciet e Kremlinit në Ballkan, anëtarëve të kabinetit qeveritarë në Maqedoni u janë prezantuar kërkesat e ambasadorit rus që të prezantojë lojalitetin e tij ndaj Moskës. Ky intervenim sipas gazetës ka ndodhur në kushte kur kriza politike kishte arritur kulmin e që dy javë më pas kulmoi me dhunën në parlament.
“Rusia ka nevojë për Maqedonin mirëpo ajo nuk mund të mbijetojë pa Rusinë”, kështu ka thënë ambasadori Oleg Shcerbak.
Moska në anën tjetër është vënë në mbrojtje të VMRO-së e cila për 11 vite ka mbajtur pushtetin në Maqedoni e që refuzon të dorëzojë atë tek koalicioni i drejtuar nga LSDM.
Prapa skene thuhet se Rusia ka kërkuar çmim të lartë për përkrahjen e tyre e që sipas diplomatëve rus në Shkup, rusët kanë kërkuar nga ish kryeministri Gruevski të deklarohet hapur si përkrahës i Rusisë.
Kurti: Më 7 qershor synojmë ta tejkalojmë rezultatin e kalua...
Ngjarje e rëndë në Tiranë, policit i vendoset thika në fyt –...
Arrin në Kosovë grupi i dytë i haxhilerëve, priten nga famil...
Merz: BE-ja duhet të tregojë gatishmëri për zgjerim
Revolucion te Real Madridi: Mourinho kërkon largimin e gjash...
Etja merr 49 jetë në shkretëtirën e Saharës