Rumania dërgon në Maqedoni avionin C27J të prodhuesit italian Alenia, i quajtur si “Spartan”, i cili njihet për shuarjen e zjarreve për të ndihmuar në përballimin e situatës në vend, tha Ministria e Mbrojtjes.
“Mbështetje e re nga aleatët e NATO -s në ballafaqimin me zjarre, Rumania dërgon avionë me kapacitet të lartë për të shuar zjarret.
Faleminderit ministrit rumun Nikolae Ionel Cuca që iu përgjigj menjëherë kërkesës sime këtë mëngjes”, tha më herët Radmila Sheqerinska, ministrja e mbrojtjes.
Përndryshe, “Spartan” mund të mbajë gjashtë kontejnerë me nga 1.000 litra ujë. Rumania gjithashtu dërgoi aeroplanin për të ndihmuar në shuarjen e zjarreve në Greqi./Telegrafi/
Parashikimi i motit për sot
Inter afër titullit në Serie A pas fitores bindëse ndaj Cagl...
Rrahje në një lokal në Vushtrri, 6 persona të arrestuar
Kurti nga Barcelona reagon rreth Byrosë për Konfiskim: Presi...
Sllovakia gati të zhbllokojë huanë prej 90 miliardë eurosh p...
Sinan Dauti, i zhdukur gjatë luftës në Kosovë, rivarroset ne...