Kryeministri i Maqedonisë Zran Zaev pret që në mes të vitit të bëhet ribalanci i buxhetit, por siç deklaroi nuk do të ketë korrigjim të shkallës së rritjes.
Ai beson se mund të arrihet rritja ekonomike prej 3.2 për qind, edhe për kundër asaj që institucionet ndërkombëtare financiare kanë zvogëluar projeksionet për rritjen ekonomike, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Besoj se nëse arrijmë të realizojmë 65 për qind të ofenzivës së paralajmëruar investuese, do ta arrijmë rritjen ekonomike prej 3.2 për qind, ndërsa ambicia ime është që Maqedonia mund të arrijë rritje ekonomike prej 4 për qind”, tha Zaev në konferencë për shtyp.
Ai shtoi se rritja ekonomike nuk varet vetëm prej qeverisë, por edhe prej komunave, institucioneve, investimeve në infrastrukturë dhe aspekte tjera./Telegrafi/
Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lë...
Mimoza Kusari-Lila në Breg të Diellit: Fuqizimi ekonomik i g...
Kurti: Sivjet pritet të përfundojnë projektet e konservimit ...
Tragjedi ajrore në Kroaci: Katër të vdekur pas rrëzimit të n...
Arrestohet 37-vjeçari për djegien e një veture në Prishtinë,...
Tornado pranë bregdetit të Ksamilit