Ministria e Punëve të Jashtme të Rusisë ka reaguar në lidhje me dëbimin e diplomatit rus nga Maqedonia e Veriut. Ata e cilësojnë këtë akt si armiqësor dhe që do të ndikojnë në marrëdhëniet mes dy vendeve.
“Më 14 maj, misioni diplomatik i Maqedonisë së Veriut ndërmori një akt armiqësor në marrëdhëniet me Rusinë. Qeveria, një diplomat rus, e shpalli për “person non grata”- të padëshiruar. E dënojmë ashpër këtë akt të marrë pa ndonjë arsye, që do të ndikojë në marrëdhëniet e ndërsjella midis Rusisë dhe Maqedonisë së Veriut. Do të pasojnë masa përkatëse” thuhet në reagimin e Ministrisë ruse të Punëve të Jashtme.
Më 18 maj, Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë njoftoi se “në përputhje me nenin 9 të Konventës së Vjenës për marrëdhëniet diplomatike, vendosi të shpallë një diplomat të Ambasadën së Federatës ruse person të padëshirueshëm në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Në këtë drejtim, më 14 maj 2021, në hapësirat e Ministrisë së Punëve të Jashtme, ishte thirrur ambasadori i Federatës Ruse, gjatë së cilës i është dorëzuar nota në të cilën theksohet se diplomati duhet ta lëshojë territorin e Maqedonisë së Veriut në afat prej shtatë ditëve”, thuhej në komunikatën e MPJ-së.
Për këtë veprim të MPJ-së së Maqedonisë, deklaratë dha edhe presidenti Stevo Pendarovski, i cili tha se rasti është i dokumentuar nga institucionet kompetente dhe se nuk bëhet fjalë për improvizim./Telegrafi/
KQZ: Deri tani 63,997 votues nga diaspora janë regjistruar p...
FIFA nderon Trumpin me Çmimin e Paqes: Lidershipi i tij gara...
Publikohet marrëveshja në letër e Vetëvendosjes me tri parti...
Obiliq: Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në pompë ...
KFOR-i forcon aktivitetet në mbështetje të sigurisë në të gj...
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...