Vërejtja më e madhe në raportin e fundit për gatishmërinë e Maqedonisë për anëtarësim në BE i drejtohet Kuvendit, me kritika për miratimin e pamjaftueshëm të ligjeve, përdorimin shumë të shpeshtë të procedurës së shkurtuar nën flamurin evropian, si dhe përdorimin e pamjaftueshëm i institutit pyetje për deputetët.
Ngecja e punës së Kuvendit është ndër vërejtjet kryesore në Raportin e fundit të Komisionit Evropian për progresin e Maqedonisë dhe për gatishmërinë e saj për të marrë obligimet e anëtarësimit në BE, ku vërejtjet për miratimin e pamjaftueshëm të ligjeve, përdorimin tepër të shpeshtë të procedurave të shkurtuara nën flamurin evropian, si dhe përdorimi i pakët i institutit pyetje të deputetëve, dhe këto vërejtje dje ishin në fokus të LSDM-së në pushtet dhe OBRM-PDUKM-së opozitare.
Për faktin se legjislatura është joefektive LSDM fajëson opozitën dhe “bllokada aktive” e saj, ndërsa nga OBRM-PDUKM thonë se edhe KE e ka njohur arbitraritetin e kryeparlamentarit Talat Xhaferi./alsatm/
Hezbollah dëmton një stacion satelitor izraelit
Egi Gjyzeli – e eliminuara e radhës nga Big Brother VI...
Situata në Lindjen e Mesme, 11 kosovarë të evakuuar nga Duba...
“Ndeshja e kthimit do të jetë në shtëpinë tonë, dhe kjo pady...
Gazi natyror rikthehet në debat: A është Kosova gati për një...
Prishtina shënon Ditën Botërore të Veshkës me aktivitete ndë...