Qindra emigrantë nga pjesë të ndryshme të Greqisë janë mbledhur afër një kampi në Selanik dhe po planifikojnë të kalojnë kufirin me Maqedoninë e Veriut, në mënyrë që prej rajonit të Ballkanit, të shkojnë në vendet evropiane për të kërkuar azil.
Policia thotë se më shumë se 500 persona, duke përfshirë edhe familje me fëmijë, janë mbledhur në një fushë misri, dhjetë kilometra në perëndim të Selanikut.
Njoftohet se në këtë pjesë emigrantët kanë ngritur tenda.
Ata thanë se iu përgjigjen një thirrje anonime në rrjete sociale për të shkuar në kufirin grek me Maqedoninë e Veriut.
Atyre iu është thënë të përpiqen ta kalojnë kufirin për të vazhduar rrugën drejt vendeve të Ballkanit.
Ky korridor i emigrantëve u mbyll në vitin 2016.
Agjencia e OKB-së për refugjatët ka paralajmëruar emigrantët që të mos bëjnë ftesa nëpërmjet rrjeteve sociale, duke thënë se kalimi i parregullt është “i rrezikshëm”./rel
Drejtori i Policisë: Nga viti 2000 e deri më sot kemi humbur...
U paraqitën si punëtorë bankash, tre të arrestuar në Prishti...
LDK në Mitrovicë del nga koalicioni qeverisës me LVV-në
Peci tallet keq me degën e LDK-së në Mitrovicë: Me 3% nuk pu...
Rogertit i jepet edhe një shans për të qëndruar në Big Broth...
Kosova dhe Austria nënshkruajnë planin e bashkëpunimit bilat...