Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha ka bërë të ditur se numri i vrasjeve, grabitjeve, vjedhjeve të rënda dhe po ashtu i rasteve të dhunës në familje ka pasur rënie në Prishtinë.
Megjithatë, në një konferencë lidhur me prezantimin e raportit vjetor të punës për vitin 2025 në Prishtinë, Hoxha tha se ka pasur rritje të numrit të aksidenteve me fatalitet.
“Jo vetëm në Prishtinë, por gjithandej Kosovës kemi pasur rritje të rasteve me fatalitet në trafik. Për njoftimin tuaj dhe të gjithëve, Kosova që nga viti 2000 deri në fund të vitit 2025 i ka humbur mbi 3100 njerëz në trafik. Është numër i madh i jetëve të humbura, dhe një prej prioriteteve ka me qenë siguria në trafik”, tha Hoxha./Arbresh.info
Publikohen pamje të rënda të Liridona Ademajt pas vrasjes – ...
Vazhdon gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt, sot merret n...
Adelina Thaçi kujton Cimën në 5-vjetorin e vdekjes: Më mungo...
Marta Kos refuzon propozimin e Vuçiqit dhe Ramës
Rama takon zëvendëskomandantin e KFOR-it, i prezantoi planin...
Rita Ora: Kosovë e Shqipëri, bëjeni historinë