Lidhja Demokratike e Kosovës i është shkëputur koalicionit me Lëvizjen Vetëvendosje, në Mitrovicë të Jugut.
Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i degës së LDK-së në Mitrovicë, Gëzim Plakolli.
Nëpërmjet një njoftimi zyrtar, Plakolli u shpreh se LDK-ja doli nga koalicioni për shkak të mosrespektimit të marrëveshjes për bashkëqeverisje dhe shpërfilljes së propozimeve zyrtare
“Emërimi i drejtorit të Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, i realizuar në mënyrë të njëanshme dhe pa asnjë paralajmërim nga kryetari Peci, është në kundërshtim të plotë me dakordimet paraprake si dhe me propozimet e miratuara nga organet e LDK-së në Mitrovicë. Për këtë arsye, sqarojmë se ky emërim nuk e përfaqëson LDK-në dhe as degën e saj në Mitrovicë”, u shpreh Plakolli.
Më herët, raportimeve për prishje të koalicionit iu reagoi edhe kryetari i Mitrovicës, Faton Peci.
“Me 3% nuk punon as iPhone-i”, shkroi Peci.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...