Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka arrestuar tre persona të dyshuar për përfshirje në krim të organizuar.
Sipas njoftimit, të dyshuarit me inicialet F.M., V.M. dhe A.D. janë duke u hetuar për veprën penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar”, në lidhje me veprat penale “Mashtrimi” dhe “Hyrja në sistemet kompjuterike”, sipas nenit 327, paragrafi 2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, shkruan Arbresh.info.
Hetimet, të cilat po zhvillohen në koordinim me Policinë e Kosovës, kanë edhe elemente ndërkombëtare.
“Sipas dyshimeve, të pandehurit që nga viti 2021 e tutje, në bashkëkryerje me persona të tjerë, janë paraqitur rrejshëm si punëtorë bankash”, thuhet në njoftim.
Prokuroria bën të ditur se dyshimet përfshijnë vepra penale të mashtrimit, prezantimit të rremë, vjedhjes së identitetit dhe kredencialeve, si dhe shpëlarjes së parave, me qëllim të përfitimit të drejtpërdrejtë financiar.
Gjatë zbatimit të urdhër-kontrolleve janë gjetur dhe sekuestruar prova materiale, përfshirë telefona mobilë, laptopë dhe para të gatshme në vlerë prej 11 mijë e 756 euro.
Prokuroria Speciale ka bërë të ditur se hetimet lidhur me këtë rast janë duke vazhduar. /Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...