Ministri i Financave, Fatmir Besimi ka hedhur poshtë si të pavërteta informacionet, se Qeveria ka rritur taksën ekologjike për gazin.
Ai tha se nuk ka një vendim të tillë tani për tani, por njoftoi, se në Qeveri po bëhen analiza dhe se mendohet të rritet taksa, por për derivatet e naftës.
“Qeveria nuk ka miratuar një vendim të tillë, ende. Por, në interes të publikut, në Qeveri po bëhen analiza gjithëpërfshirëse në pjesën e “Agjendës së Gjelbër” të Qeverisë për transitim të gjelbër, investim në energjinë e ripërtëritshme dhe krijimin e një fondi ekologjik në nivel të Qeverisë për zhvillim ekologjik. Nuk bëhet fjalë për rritjen e akcizës, por për taksë ekologjike mes të cilat mendohet për derivatet e naftës për të cilat ende nuk ka vendim në Qeveri”, tha Besimi.
Ai sqaroi, se pasi të përfundojnë këto analiza në Qeveri, do të ketë edhe debat publik me të gjithë palët e tanguara.
Albulena Haxhiu zgjedhjet kryetare e Kuvendit të Kosovës
Kurti thotë se kësaj here kryetarja e Kuvendit do të votohet...
Betohen deputetët e Kuvendit të Kosovës
Avokati Dixon: Kemi ngelur në duar të thashethemeve- asnjë p...
Fatmir Spahiu nuk do të jetë ministër i Kulturës
Policia shton kontrollet ndaj kamionëve dhe autobusëve në Pr...