Mungesa e konsensusit politik për realizimin e reformave që lidhen me proceset eurointegruese ka shkaktuar një krizë të thellë politike në Maqedoninë e Veriut.
Problemet në Prokurorinë Speciale, Ligji i Prokurorisë dhe Publike, realizimi i reformës zgjedhore dhe reformave tjera urgjente prioritare duken të pa mundura pa një dialog mes partive politike në vend.
Pas dështimit të takimit të liderëve, agjencia e lajmeve INA mëson se së shpejti pritet rënia e kryeministrit, Zoran Zaev dhe krijimi i një qeverie teknike, ku do të marrin pjesë të gjitha partitë politike, për ti zgjidhur problemet e lartpërmendura.
Qeveria teknike do ti kryej detyrat deri në shpalljen e zgjedhjeve të reja parlamentare të cilat pritet të mbahen në nëntor të këtij viti./INA
Prokuroria Themelore në Ferizaj kërkon paraburgim ndaj pesë ...
Osmani viziton Teqen e Shejh Eminit në Gjakovë: Besimi nuk ë...
13 ndeshje pezullim për portierin që e grushtoi futbollistin...
Mbreti Charles i dhuron Presidentit Trump këmbanën origjinal...
Të miturit në burgun e Lipjanit forcojnë njohuritë teknike
Nënshkruhet marrëveshja për ndërtimin e anijeve luftarake në...