Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, e ka përshëndetur vizitën që presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, realizoi në Moskë, duke e cilësuar të rëndësishme “pavarësisht përpjekjeve që iu bënë për ta bindur të mos merrte pjesë”.
Vuçiq ishte një nga liderët autoritarë që mori pjesë në paradën ushtarake të mbajtur për shënimin e 80-vjetorit të “Ditës së Fitores” kundër Gjermanisë naziste në Luftën e Dytë Botërore. Gjatë një takimi në mbrëmjen e së premtes mes dy liderëve, Putin deklaroi se kjo ditë është “festë e përbashkët ruso-serbe”.
Vizita e Vuçiqit në Moskë ka nxitur reagime kritike edhe nga përfaqësues të Bashkimit Evropian. Përfaqësuesja e Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, tha se “shtetet anëtare nuk e pranojnë lehtësisht këtë”.
Ndërkohë, sipas agjencisë serbe “Tanjug”, Vuçiq dhe Putin kanë biseduar të premten për marrëdhëniet tregtare mes dy vendeve.
Presidenti serb e ka cilësuar furnizimin me gaz rus si çështje jetike për Serbinë dhe ka shprehur pritjet për një kontratë afatgjate që do të garantonte mbështetje energjetike. Ai ka shtuar se beson se Serbia do të ketë kushte të favorshme në procesin e negociatave.
Austria përshëndet formimin e Qeverisë së re: Tash Kosova mu...
Bruksel, Komisioni Evropian nën hetim për shitje të pasurive...
Artmotion në kulmin e sezonit – dy shtëpi, nominimet e fundi...
Stalla përfshihet nga flakët në Vlorë, digjen 22 lopë e viça
Lëshohet për qarkullim rruga Pejë – Prishtinë, që ishte e bl...
Aksident mes kamionit dhe veturës në Klinë, pesë të lënduar