Të rinjtë e forumeve rinore të PD-LSI i kanë vënë flakën një piramide kartoni ne shenjë simbolike për të treguar se sistemi kriminal qeverisës që ka ndërtuar kryeministri Edi Rama ka rënë.
Poshtë piramidës në shesh ata kishin shkruar “Rama ik” dhe kishin vendosur dhe foton e tij.
Po ashtu, protestuesit janë përleshur edhe me një person që sipas demokratëve ishte një efektiv policie i infiltruar.
Nuk dihet identiteti i personit që për disa çaste u dhunua nga të pranishmit në tubimin para Parlamentit.
I infiltruari mbante në kokë një kapuç, ndërkohë që protestuesit e tjerë e kanë rrethuar dhe goditur disa herë, deri sa ai është larguar./Lapsi.al/
Sulmi i Iranit me dy drona, reagon ashpër Azerbejxhani
Osmani pritet të mbajë konferencë për media
Abdixhiku: Sakrifica është akti më madhështor që formon fati...
Hamza: Marsi i vitit 1998 nuk është vetëm një betejë, por më...
Tahiri: Asnjë deputet nuk është i informuar se çfarë po ndod...
Shqipe Selimi: Kushdo që tenton ta rishkruajë historinë nëpë...